Mancini: Na tha po menjëherë

Futboll

Mancini: Na tha po menjëherë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 12:31
Mancini

Mateo Retegui ka lindur në Argjentinë, luan si sulmues dhe është pjesë e Tigre.

23-vjeçari është me origjinë nga Italia dhe ka vendosur të veshë fanellën e kombëtares së kaltër.

Autori i gjashtë golave sezonalë me skuadrën argjentinase, ka pranuar ftesën e Roberto Mancinit për të garuar me katër herë Kampionët e Botës.

Një gjë të tillë e konfirmoi vetë tekniku i Italisë.

“Reteguin e ndjekim prej kohësh. Ai ka cilësi që neve na mungojnë. Menduam se nuk do të pranonte të vinte tek Italia.

Por, ai kthehu menjëherë përgjigje pozitive”, deklaroi Mancini.

Italia nis në 26 mars eliminatoret e Euro 2024. Të kaltrit presin Anglinë në “Diego Maradona”. Tri ditë më vonë do të sfidojnë Maltën në transfertë.

Skuadra e Mancinit është pjesë e grupit C, aty ku përveç Anglisë dhe Maltës bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat