E arrestuan për korrupsion, Xhajiqi mund të futet ilegalisht në Kosovë për një arsye

Futboll

E arrestuan për korrupsion, Xhajiqi mund të futet ilegalisht në Kosovë për një arsye

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 mars 2023 Në ora: 12:53
Kështu e lidhen Xhajiqin

Të shkruash për Dragan Xhajiqin, një dinak, është një arsye!

Nëse Xhajiqi do të tentojë të futet në Kosovë ashtu siç din ai ilegalisht, padyshim se vjen me porosi të klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit, klubit me të urryer në Ballkan e më gjerë dhe me porosi të qarqeve të caktuara nga Beogradi dhe nga kuzhina e Aleksandër Vuçiqit, të arrestohet dhe të jap llogari për të gjitha të bëmat e klubit të tij, pasi që Zvezda vazhdimisht përdorin pankartat me primitive kundër Kosovës dhe ky është ndër kryesorët për skenaret e tilla.

Xhajiqi, ish futbollist, i arrestuar në vitin 2008 për korrupsion.

Pse mund të kërkojë Xhajiqi të futet në Kosovë për t’i vizituar klubet ilegale serbe që nuk i njohin institucionet tona dhe punojnë me direktiva të Beogradit.

Sepse, ai sipas mediave serbe po zgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë! 

“Dragan Xhajiqi do të jetë presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Serbisë! Kjo u bë e qartë një ditë para zgjedhjeve për shkak se Nemanja Vidiq tërhoqi kandidaturën e tij”, shkruan një farë “Kurir”.

Jo vetëm kaq, në vitin 2008 u arrestua Dragan Xhajiq.

Ai ishte i arrestuar si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë dhe drejtor i të gjitha kombëtareve, i dyshuar për shpërdorim të 6,127,104 euro. 

Duhet kujtuar edhe një fakt, se gjatë pranverës të vitit 2020, Xhajiqi e nderoi me fanellën numër 1 kriminelin e luftës, Dragan Vasiljkoviq, i njohur si Kapetan Dragan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat