Mesfushori përgatit rikthimin e madh

Futboll

Mesfushori përgatit rikthimin e madh

Më: 15 mars 2023 Në ora: 11:42
Renato Sanches në veprim

PSG pritet të pësojë shumë ndryshime në verë.

Situata në klubin francez nuk është më e mira dhe për të bërë përforcime më parë duhet të shesë.

Lista me lojtarë është e gjatë dhe te kampionët e Ligue 1 puna ka nisur.

Portugezi Renato Sanches është një prej tyre.

Mesfushori ka vuajtur prej dëmtimeve këtë sezon, teksa ka luajtur vetëm në 15 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 2 gola.

I blerë për 15 milionë euro nga Lille, Sanches ka treg dhe një nga opsionet e mundshme është rikthimi në Portugali te Benfica.

25-vjeçari është produkt i këtij klubi, që e shiti verën e vitit 2016 te Bayern Munich për 35 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat