Mbi 600 tifozë djegin Napolin

Futboll

Mbi 600 tifozë djegin Napolin

Më: 15 mars 2023 Në ora: 19:42
Pamje nga dhuna e tifozëve

Sfida e vlefshme për 1/8-at e Champions-it mes Napolit dhe Frankfurtit ka shumë tension ende pa nisur.

Në fakt, ishte parashikuar që do të kishte trazira, por askush nuk mendonte deri në këtë gradë.

Pavarësisht ndalesës për të zbarkuar në Napoli, në qytet mbërritën 600 tifozë të Frankfurtit.

Nga ora 13:00 kur u bashkuan me grupime të tjera gjermane por edhe 250 tifozë të Atalantës e deri në ora 16:30, nuk pati trazira të cilat nisën pikërisht në shëtitoren buzë detit kur patën edhe konfrontimet e para me policinë vendase.

Menjëherë u morën masa duke i future gjermanë në autobus për t’i afruar me stadiumin, por mjetet e transportit u goditën me gurë nga tifozë napoletanë duke bërë që situate të përshkallëzohej.

Të veshur me të zeze e rigorozisht me kapuça, kundërpërgjigja gjermane erdhi me djegien e disa automjeteve, ndër të cilat disa ishin të policisë e cila për asnjë moment nuk lejoi kontaktin mes tifozerive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat