PSG e largon

Futboll

PSG e largon

Më: 23 mars 2023 Në ora: 11:52
Renato Sanchez

Renato Sanchez do të largohet nga Paris Sen Zhermeni vetëm pas një viti qëndrim në “Parc de Princes”.

Mesfushori portugez iu bashkua kampionëve në fuqi të Francës për shumën e 15 milionë eurove në verën e vitit të kaluar nga Lille.

Por aventura në kreyqtetin francez nuk ka qenë më e mira, pasi Sanches nuk ka arritur të lë gjurmë dhe nuk është një titullar.

Parisienët janë të gatshëm ta shesin në verën dhe tanimë i kanë bërë të qartë Sanchesit se duhet të shikojë mundësi të tjera. Kampioni në fuqi i Francës tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit dhe dëshiron 25 milionë euro për ta lënë të lirë.

E ardhmja e mesfushorit portugez duket se do të jetë në Angli, ku skuadra si Liverpull, Totenhami Hotspur, Njukasëll, Aston Villa dhe Vulverhepton, janë duke monitoruar situatën e tij.

Interesim për Sançezin sipas “90min” ka shfaqur edhe gjiganti italian AC Milan që edhe më parë kërkonte transferimin e tij. Largimi i tij nga PSZH duket i kryer, por tani Sançesit i mbetet të vendos për klubin e tij të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat