Lajme të mira për Milanin

Futboll

Lajme të mira për Milanin

Më: 30 mars 2023 Në ora: 12:40
Milanin

Kualifikimi në Ligën e Kampioneve për sezonin 2023- ‘24 është thelbësor për Milanin, sidomos për sa i përket politikës së rinovimeve. Drejtuesit kuqezi synojnë të blindojnë lojtarët kryesorë e mes të cilëve është pa dyshim Majk Menja.

Dy vjet më parë portieri u ble te Lila për 15 milionë euro dhe tani vlen të paktën katërfishin e asaj shume. Kontrata i skadon në 2026-ën, por klubi synon një akord të ri. Ky duhet të jetë edhe vullneti i francezit.

Sipas “Il Corriere della Sera”, edhe ai ka kërkuar rinovimin. Për të një përmirësim i lehtë i rrogës duke kaluar nga 2.8 në 3 milionë euro me shtimin e disa bonuseve. Palët janë në rrugën e duhur e shumë shpejt mund të vijë edhe “tymi i bardhë”.

Dinamikë e ngjashme edhe për bashkëkombësin e Menjasë, Olivie Zhiru. “Pykës” i skadon kontrata pas 90 ditësh dhe dihet që dëshiron të shtyjë qëndrimin e tij te kuqezinjtë për një tjetër sezon.

Dymbëdhjetë golat e sivjetshëm për kampionët e Italisë e bëjnë një lojtar thelbësor, ndaj klubi nuk do t’ia shohë kartën e identitetit që shënon 37 vite.

Për këtë arsye në “Casa Milan” dje ka pasur një takim mes drejtuesve kuqezi dhe menaxherit të futbollistit. 3.8 milionë euro rrogë në sezon është shifra që duhet të sjellë akordin, i cili, sidoqoftë, pritet të zyrtarizohet gjatë muajit prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat