Donnarumma kthehet në Serie A

Futboll

Donnarumma kthehet në Serie A

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:34
Donnarumma

Kampionati i Serisë A sheh një protagonist të vetëm të madh.

Pavarësisht humbjes në javën e fundit, Napoli i Luciano Spalletti-t është gjithnjë e më pranë titullit dhe në qytet ka një entuziazëm të madh.

Gjërat po shkojnë mirë edhe në Champions League ku tre skuadra italiane kanë arritur në çerekfinale dhe do të ketë derbin italian mes Napoli-t dhe Milan-it.

Por Serie A nuk është vetëm futboll: ka mbetur relativisht pak para rihapjes zyrtare të sesionit të merkatos së verës dhe një nga emrat e destinuar të shkaktojë diskutime është sërish ai i Gianluigi Donnarumma.

Aventura e portierit të Campania-s te PSG ka qenë me ulje-ngritje deri më tani. Ulje-ngritje që nuk i kanë bindur plotësisht tifozët francezë dhe tërheqin disa klube që mund të duan të vënë bast me të në fund të sezonit aktual.

24-vjeçari nga Castellammare di Stabia u largua nga Italia dhe Milan-i me kosto zero, për të provuar fatin në një nga klubet më të pasura dhe më ambicioze në planet.

Por në Paris duket se diçka e madhe po lëviz. Klubi i Al-Khelaifi ka zhgënjyer edhe një herë në Europë dhe projekti për vitin e ardhshëm do të jetë edhe më i guximshëm. Megjithatë, ndoshta nuk do të ketë Donnarumma.

Sepse çuditërisht edhe ai mund të përfundonte në merkato, me synimin për një ndryshim rrënjësor që tashmë ka muaj që filtrohet në ajër. Dhe kthimi i portierit në Serinë A, në këtë rast, do të ishte padyshim i mundshëm.

Ata që kanë menduar dhe mund të kthehen në studimin e një sulmi të mundshëm ndaj ish-xhevahirit të kuqezinjve janë sigurisht bardhezinjtë e Juventusi-t.

Klubi piemontez, pa dënimin prej 15 pikësh për rastin e fitimeve kapitale fiktive dhe vendimet përfundimtare larg drejtkëndëshit të gjelbër, nuk ka reshtur asnjëherë së ndjekuri portierin e lindur në vitin 1999.

Është nyja Szczesny për të zgjidhur: sepse polaku, një vit nga skadenca e kontratës me Zonjën e Vjetër, mund t’i thotë lamtumirë Torinos. Aktualisht, ish-lojtari i Roma-s fiton 6.5 milionë euro në sezon, ndryshe nga Donnarumma që fiton rreth 10 nga PSG.

Megjithatë, pengesa e vërtetë për t’u kapërcyer do të jetë një tjetër: kartoni. Klubi francez, në fakt, do të kërkojë jo më pak se 40 milionë euro për ta lënë Donnarumma të largohet, vetëm dy vjet pas nënshkrimit me PSG.

Një situatë në zhvillim të vazhdueshëm që Juve synon ta monitorojë nga afër për muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat