Në Francë arrestohet ish-presidenti i Angers

Futboll

Në Francë arrestohet ish-presidenti i Angers

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:07
Saïd Chabane

Tronditet futbolli në Francë, ku ish-presidenti i Angers u mor në paraburgim nga policia gjyqësore e Nanterres pasi dje (e martë 4 prill), siç raportohet nga edicioni online i `L`Equipe` duke cituar media të tjera franceze.

Ai u thirr për t`iu përgjigjur pyetjeve si pjesë e një hetimi të hapur nga prokuroria e Bobigny me akuzën e "bandave të organizuara" dhe "ushtrimit të paligjshëm të agjentëve të lojtarëve".

Saïd Chabane (i akuzuar për sulme seksuale në të kaluarën) kishte dhënë dorëheqjen ditët e fundit nga presidenca e klubit (ekipi i të cilit, i fundit në Ligue 1) duke i lënë vendin djalit të tij Romain, por duke mbetur aksionari i shumicës (me 99% të aksioneve shpjegon sërish 'L'Equipe').

Mediat franceze saktësojnë gjithashtu se “në qendër të hetimeve janë transaksionet e dyshimta financiare dhe roli i agjentëve të ndryshëm të lojtarëve gjatë transferimeve të kryera nga Angers".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat