Shulku: Jemi të bindur, do të vijnë edhe rezultatet e Shqipërisë

Futboll

Shulku: Jemi të bindur, do të vijnë edhe rezultatet e Shqipërisë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 14:42
Ilir Shuku, i pari në të majtë

Armand Duka arriti që të fitonte sërish zgjedhjet në UEFA duke marrë një tjetër mandat si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në qeverinë europiane të futbollit.

Kreu i FSHF kishte më tepër vota se të gjithë konkurrentët e tjerë që vinin nga shtete më të fuqishme.

Në lidhje me këtë arritje personale të Dukës ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, i cili doli në një lidhje Skype me gazetaren Beti Njuma.

“Kemi aplikuar për shumë kompeticione europiane që të zhvillohen në Shqipëri, por edhe për Kongresin e UEFA-s. Ndikimi i Armand Dukës do të jetë thelbësor se është zë i fuqishëm në UEFA-n.

Është në të mirë të Shqipërisë dhe futbollit shqiptar kjo rizgjedhje e Armand Dukës.

Është një ndihmës e madhe edhe për Ballkanin, pasi ishte i vetmi nga Ballkani. Ka të bëj shumë me personalitetin individual të tij që arriti të marrë kaq vota.

Kombëtarja? Objektivi ynë është kualifikimi në Europian, por gjatë ndeshjes me Poloninë me stafin e ri është parë fryma ndryshe. Ishte mëkat që nuk dolëm me rezultat pozitiv. Jemi të bindur se rezultatet do të vijnë”, tha Shulku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat