Jesus Gil Manzano gjykon finalen e parakohshme City - Bayern

Futboll

Jesus Gil Manzano gjykon finalen e parakohshme City - Bayern

Më: 9 prill 2023 Në ora: 15:59
Jesus Gil Manzano

Manchester City-Bayern Munich është kryesfida e rrethit të ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Anglisë dhe ata të Gjermanisë, do të ndeshen mesjavën që vjen në një sfidë që parashikohet të sjellë një superndeshje.

UEFA ka arbitrit që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshjes të madhe në elitën e futbollit evropian.

Për këtë finale të parakohshme UEFA ka vendosur Jesus Gil Manzano si arbitër kryesor.

39-vjeçari njihet për gjykimin “e ashpër” ku shpesh herë takimet i kanë dalë nga kontrolli.

Këtë sezon Jesús Gil Manzano ka gjykuar 28 ndeshje ku ka akorduar plot 144 kartonë të verdhë dhe tetë kartonë të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat