Zaha largohet nga Crystal Palace

Futboll

Zaha largohet nga Crystal Palace

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:19
Wilfried Zaha

Anësori i Crystal Palace, Wilfried Zaha, pritet të largohet nga klubi gjatë kësaj verë si lojtar i lirë.

Ylli i Crystal Palace sipas medieve britanike, kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane.

Arsenali, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe AS Monaco, janë klubet që po e monitorojnë prej kohësh Zaha-n.

30-vjeçari nga Bregu i Fildishtë thuhet se po kërkon rritje të pagës në të kundërtën ai do të largohet nga Crystal Palace.

Crystal Palace siç raportohet, ende nuk ka nisur negociatat me asin e tyre për rinovimin e kontratës së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat