Zbardhet premia e Tiranës për titullin

Futboll

Zbardhet premia e Tiranës për titullin

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:10
Tirana

Që Tirana është një nga skuadrat më të paguara kjo nuk ka dyshim. Ama në rast fitoreje të titullit, edhe këtë sezon lojtarët marrin 2 rroga ose 15% të kontratës, në varësi të marrëveshjes.

Si zakonisht, presidenti Refik Halili në ndeshje të caktuara vë premio dhe vetëm vitin e titullit ai shpërndau dhjetëra miliona lekë. Në kontratat me lojtarët ai parashikon bonuse në rast të fitimit të titullit kampion.

Për shembull, sezonin e tri viteve më parë, Tirana u vuri në tavolinë lojtarëve 200 milionë lekë nëse fitonin titullin dhe 100 milionë lekë nëse shkonin në Europë.

Edhe këtë vit që fituan lojtarët mbushën xhepat sipas kontratës individuale që kishin me lojtarët.

TITULLI – Këtë sezon, Tiranës, nëse fiton titullin, do t’i kushtojë 100 milionë lekë ekstra.

Në të gjitha kontratat është llogaritur një shtesë e tillë. Pra, çdo lojtar merr një bonus në fund të sezonit, sepse e ka të planifikuar në kontratë.

Dikush merr dy rroga, të tjerë pak a shumë sipas marrëveshjes, ndërsa të tjerë 15%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat