Lajme të mira për Vllazninë

Futboll

Lajme të mira për Vllazninë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 21:54
Vllaznia

Tekniku Sedloski ka preferuar që ditën e djeshme ta lërë pushim për ekipin e tij.

Skuadra të hënën mësohet se ka zhvilluar një stërvitje jo të plotë më shumë shkrythëse, ndërsa pardje tekniku ka preferuar që djemtë të jenë në një pushim total.

Ajo që pritet është që sot ekipi t’i kthehet punës dhe të fillojë përgatitjet për takimin e radhës, atë që ka në transfertë ndaj Kukësit.

Për këtë takim tekniku maqedonas nuk do të ketë të gatshëm për arsye kartonësh dyshen e mbrojtësve të krahut, Gurishta e Hakaj. Ndërsa një lajm i mirë është që do të rikthehet i plotë me grupin mbrojtësi i djathtë, Gerald Smajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat