Mbappe: Dua të fitojë titulllin

Futboll

Mbappe: Dua të fitojë titulllin

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:12
Kylian Mbappe

Përpara se të vijë vera dhe të nisë një treg i ri transferimesh,

Kylian Mbappe ka dërguar një mesazh që me siguri do t’i qetësojë tifozët parizienë. Ylli francez dha një intervistë për programin “Tout le sport” në “France 3”, në të cilën foli për shoqatën “Premiers De Cordée”, sponsor i së cilës është dhe punën e tij për fëmijët e sëmurë e me aftësi të kufizuara.

Në intervistë iu referua edhe një herë planeve të tij për të ardhmen dhe sfidat me të cilat duhet të përballet. I mbështjellë me thashetheme të shumta për të ardhmen, duket se Mbappé e ka të qartë rrugëtimin e tij.

“Niveli tjetër? Të fitoj Ligën e Kampionëve. Unë tashmë kam luajtur një finale, një gjysmëfinale, çerekfinale, në tetëshe…

Tani duhet fituar trofeu, kjo është gjithçka që më duhet. Shpresoj të ndodhë sa më shpejt.

Ku do të jem? Te PSZH. Unë jam parizien dhe kam një kontratë, kështu që do të ndodhë me PSZH”.

Disa fjalë që përplasen me informacionin që e sheh larg Parisit.

Tani për tani, Kilian i qetësoi fansat e tij dhe heshti zërat që e shohin diku tjetër. Kujtojmë se kontrata e yllit francez në “Parce des Princes” përfundon në verën e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat