A po i afrohet fundi i karrierës së tij?

Futboll

A po i afrohet fundi i karrierës së tij?

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:15
Galtier

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier papritur u gjend në telashe të mëdha pas akuzave për racizëm gjatë kohës që ishte trajner i Nice.

Siç raportojnë mediat franceze, numri i telefonit të Galtier është përhapur në rrjetet sociale, për këtë arsye dyshohet se ka marrë një numër të madh kërcënimesh.

Numri i kërcënimeve që mori Galtier është pothuajse 5,000 telefonata dhe mesazhe urrejtjeje, disa prej të cilave ishin edhe kërcënime me vdekje.

Për shkak të gjithë kësaj, Galtier u detyrua të punësojë truproja dhe nuk i lë asgjë rastësisë.

Një gazetar i njohur, Romain Molina, publikoi një e-mail në të cilin ish-drejtori sportiv i Nice-s, Julien Forunier e akuzonte Galtierin se i kishte kërkuar që të mos luanin ze*akët apo myslimanët për Nice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat