E pëson gjyqtari i ndeshjes Milan - Napoli

Futboll

E pëson gjyqtari i ndeshjes Milan - Napoli

Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:31
Pamje nga ndeshja

UEFA raportohet se ka vendosur të largojë gjyqtarin, Istvan Kovacs, nga ndarja e drejtësisë në ndeshjet e garave evropiane për pjesën e mbetur të këtij sezoni pas punës së tij të diskutueshme në fitoren 1:0 të Milanit në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit.

Ndeshja e parë çerekfinale mes dy skuadrave italiane ishte e tensionuar brenda dhe jashtë fushës, që duket se u ndihmua edhe nga një sërë vendimesh nga gjyqtari rumun.

Nga kjo ndeshje dolën shumë raste të diskutueshme, të cilat nuk i pëlqyen as klubeve.

Siç raporton gazetari italian, Luca Cerchione, UEFA ka vendosur që Kovacs të mos drejtojë më asnjë ndeshje evropiane për pjesën tjetër të sezonit si rezultat i punës së tij nga ndeshja e parë çerekfinale mes Milanit dhe Napolit

Kovacs kishte drejtuar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon përpara ndeshjes mes Milanit dhe Napolit, duke përfshirë fitoren 5-2 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në raundin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat