Tuchel rikthen të padëshiruarin

Futboll

Tuchel rikthen të padëshiruarin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:54
Tuchel

Bayern Munih ka një ndeshje shumë të vështirë në Ligën e Kampionëve dhe misioni për të kaluar në gjysmëfinale, është thuajse i pamundur.

Rezultati 3-0 në ndeshjen e parë, e ka vështirësuar gjithçka.

Megjithatë, Tuhel ka besim se në Mynih, skuadra e tij mund të bëjë më mirë dhe kualifikimi për në gjysmëfinale mund të arrihet.

Tekniku i Bajernit u ndal edhe te dyshja Sane – Mane, për të cilët thotë se diskutimi ka përfunduar dhe Mane do të rikthehet me ekipin.

“Kemi besim te vetja dhe te shanset tona. Çdo gjë mund të ndodhë nëse shtojmë edhe fatin i cili na ka munguar në ndeshjen e parë.

Ne duhet të gjejmë besimin dhe të ecim hap pas hapi. Jemi ende në lojë.

E dimë që të sfidosh Sitin është e komplikuar por besojmë. Mane patjetër që do të jetë me skuadrën.

Diskutimi me Sanen ka përfunduar kështu që do të shohim nesër”, u shpreh Tuchel para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat