E arsyeton veprimin e Ashraf Hakimit për transferimin e pasurisë

Futboll

E arsyeton veprimin e Ashraf Hakimit për transferimin e pasurisë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 14:59
Saida e Hakimi

Saida, nëna e Ashraf Hakimit, mbajti anën e djalit futbollist në rastin e ndarjes nga gruaja e tij Hiba Abouk. Nënës së mbrojtësit të PSZH-së i është kërkuar llogari për transferimin e të gjitha pasurive të Ashraf në emër të saj.

Ditët e fundit, në fakt është zbuluar se të gjitha pasuritë e futbollistit janë të regjistruara në emër të nënës së tij.

Dhe për këtë arsye ata nuk mund të ndajnë thuajse asgjë gjatë divorcit.

Prandaj, nëna e Ashraf Hakimi u shpreh për faktet e shpjeguara më sipër në mikrofonat e “Marocco World News”.

“Djali im nuk më ka njoftuar për transferimin e pasurisë së tij.

Nuk e di nëse ai ka ndërmarrë ndonjë veprim për t’u mbrojtur. Nuk e di, por…

Po nëse kjo është e vërtetë?

Nëse djali im nuk e bën këtë, nuk do të jetë në gjendje ta heqë qafe atë grua”.

Fjalët e mamasë së futbollistit maroken me siguri do të shkaktojnë diskutime dhe do të hapin shtigje të reja për t’i ndjekur aktorja gjatë procesit ligjor të divorcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat