Prishtina shkatërron Vushtrrinë, kualifikohet në finale 

Futboll

Prishtina shkatërron Vushtrrinë, kualifikohet në finale 

Nga: K. Goca Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:49
Pamje nga ndeshja

Prishtina me lojë dhe rezultat 6:0 e ka shkatërruar Vushtrrinë, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina e ka fituar edhe takimin e parë me 2:1 dhe kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 8:1.

Mysafirët, anëtar të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B, nuk i rezistuan bardhekaltërve.  

Golat i realizuan Hyseni (9’), Kryeziu (16’ e 26’), Pllana (56'), Pefqeli (76') e Jashari (83').

Prishtina në finale do të ndeshet me Gjilanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat