Shehi: Tirana lufton për çdo trofe

Futboll

Shehi: Tirana lufton për çdo trofe

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:13
Shehi

Tirana luan nesër ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës.

Në prag të këtij takimi, para mediave ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, i cili u shpreh se Tirana do të luftojë për të dyja trofetë.

“Është pika kulminante e sezonit ku kërkon të marrësh frytet e punës.

Ka ngarkesë sidomos për ne që jemi në punë, por me lojtarët që kemi do të ruajmë energji pas ndeshjes ndaj Vllaznisë dhe do të përqendrohemi tek e nesërmja.

Shpresoj ta përballojnë dhe mund të bëjmë 1-2 lojtarë rotacion sepse kemi edhe kampionatin.

Nuk është rotacion tamam sepse do të fus lojtarë që kanë mbajtur peshën e sezonit. Në mesfushë kemi 4 lojtarë që kanë luajtur gjithë sezonin dhe dikush mund të pushojë por edhe në mbrojtje kemi lojtarë si Lulaj, Behiratce e Najdovski. Nuk mendoj se është tamam rotacion.

Teuta? Të gjithë kundërshtarët në këtë fazë me 2 takime kërkojnë të bëjnë maksimumin.

Është një kompeticion me dy takime dhe asgjë nuk përfundon nesër sepse ka edhe kthim.

Na kanë vënë në vështirësi shpesh por shpresoj që nesër ta vëmë ne në vështirësi.

Mungesa e Kupës me Tiranën? Jam pjesë e një klubi që do të shtojë trofetë në arkivën e vet.

Përderisa është një trofe, duam ta fitojmë edhe pse ka ngjeshje dhe do të fokusohemi te ajo që kemi.

Kur je në gjysmëfinale, bën maksimumin për në finale”, u shpreh Shehi para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat