Një pikë në 10 ndeshje

Futboll

Një pikë në 10 ndeshje

Më: 28 prill 2023 Në ora: 10:31
Lampard

Frank Lampard është në vështirësi. Diçka të tillë e konfirmojnë numrat, ndërsa ish-mesfushori është rikthyer në stolin e Chelsea, skuadër të cilën do ta drejtojë deri në përfundimin e sezonit.

Deri më tani, në këtë rikthim, Lampard numëron 5 humbje në 5 ndeshje duke regjistruar kështu një ecuri shumë negative, e cila jo vetëm po ndikon te skuadra dhe klubi, por edhe te vetë ai.

Në 10 ndeshjet e fundit si trajner, Lampard ka arritur të marrë vetëm një pikë, një barazim përballë Manchester City-t në ditën e fundit të vitit 2022, kur ishte në drejtimin e skaudrës së Everton.

Drejtuesit londinezë kanë bërë me dije se bashkëpunimi me ish-mesfushorin do të përfundojë në fund të sezonit, por ajo çfarë është më e pasigurt është e ardhmja e vetë 44-vjeçarit, i cili me këtë ecuri ka zhgënyer shumë dhe vështirë se mund të tërheqë vëmendjen e një klubi tjetër.

Në karrierën e tij si trajner, Lampard numëron 190 ndeshje me tri ekipe Derby, Everton dhe Chelsea duke koleksionuar 80 fitore, 42 barazime dhe 68 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat