Neuer ka një synim

Futboll

Neuer ka një synim

Më: 28 prill 2023 Në ora: 11:14
Neuer

Portieri zviceran Yann Sommer mund t’i thotë lamtumirë ekipit të Bayern Munihut pas vetëm 6 muajsh me bavarezët.

Ai erdhi këtë janar nga Borusia Mynshengladbahu për 8 milionë euro, pas dëmtimit të Manuel Neuer, që mbylli para kohe sezonin.

Gjithsesi, e ardhmja e Sommerit është në rrezik dhe sipas mediave gjermane është Neuer ai që e “kërcënon” vendin e zviceranit.

Portieri veteran gjerman do të rikthehet sezonin e ardhshëm dhe synon vendin e titullarit, çka do të thotë se Sommer duhet të “hapë krahun”.

Portieri zviceran nuk dëshiron të jetë i dytë te Bayern Munihu, andaj do të largohet për ndonjë aventurë tjetër.

Sommer nuk është pritur mirë nga bavarezët dhe këto mund të jenë ndeshjet e tij me fanellën e kampionëve të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat