Skena qesharake nga Bullgaria, bllokohet VAR-i nga një ketër

Futboll

Skena qesharake nga Bullgaria, bllokohet VAR-i nga një ketër

Më: 28 prill 2023 Në ora: 15:50
Pamje nga stadiumi në Sofje

Derbi mes Lokomotivës së Sofjes dhe CSKA-së, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Bullgarisë është ndërprerë për rreth 2 minuta për shkak të një baneri që tifozeria vendase kishte hapur në tribunë.

Një ketër i veshur me fanellën e Lokomotivës dhe që në dorë mbante një thikë e një pirun ishte pikturuar në një baner të madh i cili u hap në një nga tribunat gjatë ndeshjes.

Kjo ka bërë që arbitri të ndërpresë ndeshjen për shkak se ky baner, intervenonte në sistemin, VAR duke i bllokuar pamjet.

Me largimin e banerit nga tribuna, ndeshja ka rinisur dhe ka vazhduar të luhet normalisht.

Në fund, skuadra mike e CSKA-së arriti të festonte duke qenë se fitoi në transfertë me rezultatin 2:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat