Champions, Interi vendos bileta më të shtrenjta se Milani

Futboll

Champions, Interi vendos bileta më të shtrenjta se Milani

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:18
Stadiumi në "San Siro"

Çmimet e biletave për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së kampioneve, Milan-Inter do të jenë shumë të larta.

Këtë e vërteton një nga faqet e internetit ku mundësohet berja e biletave.

Kështu në unazën e tretë të stadiumin “San Siro” një biletë arrin mbi 500 euro, duke përfshirë edhe koston e rezervimit.

Në pjesën pas porte i kalon 600 euro, ndërsa në tribunat qendrore arrin deri në 1200 euro.

Por krahasuar me ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, Interi i ka rritur ndjeshëm kostot që duhet të përballojnë tifozët për të siguruar një vend në Giuseppe Meazza. Ndërsa rritja e çmimit të biletave të Milanit si pritës është pothuajse e padukshme.

Çmimet e zyrtarizuara nga Interi janë më të larta se ato të Milanit në pothuajse çdo sektor.

Ndoshta kjo është një strategji e korporatës në politikën e çmimeve. Ose, më thjesht, i është dhënë më shumë rëndësi  ndeshjes së kthimit e cila do të jetë vendimtare për kualifikimin në finalen e Ligës së kampioneve.

Çmimet e biletave kur Interi është pritës variojnë nga 69 euro në ulëset më të lira, ndërsa në shumicën e sektorëve Milani ofron çmime më të ulëta.

Pothuajse për të gjitha vendet në Giuseppe Meazza, klubi në via Aldo Rossi ka rritur tarifat me rreth dhjetë euro krahasuar me ndeshjen e parë kundër Napolit, ndërsa klubi i Steven Zhang ka rritur koston me më shumë se 50 euro. Gjithnjë në krahasim me ndeshjen kundër Benficës në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat