Spektakël në Crystal Palace - West Ham, shtatë gola

Futboll

Spektakël në Crystal Palace - West Ham, shtatë gola

Më: 29 prill 2023 Në ora: 17:12
Pamje nga ndeshja

Crystal Palace ka marrë fitore minimale ndaj West Ham, në një sfidë të mbushur me gola.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar me Soucek në minutën e 9’, megjithatë në minutën e 15’ Ayew barazoi për vendasit.

Në minutën e 20’ Zaha i dhuroi golin e dytë Crystal Palace, ndërsa 10 minuta më pas Schlupp do të realizonte golin e tretë për ekipin e tij.

Megjithatë “Hammers” reaguan dhe në minutën e 35’ Antonio ngushtoi diferencën, duke rihapur sfidën.

Në minutën e 66’ Ezez realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë “poker” për vendasit.

Nga ana tjetër Aguerd realizoi golin e tretë për West Ham në minutën e 72, megjithatë takimi në fund u mbyll me rezultatin 4:3.

Pas raundit të 34-të të Premier League, Crystal Palace shkon në kuotën e 40 pikëve dhe ngjitet në vend të 11-të, teksa West Ham renditet në vend të 15-të me 34 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat