Kukësi e Teuta ndajnë pikët të pakënaqur

Futboll

Kukësi e Teuta ndajnë pikët të pakënaqur

Më: 30 prill 2023 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Kukësi dhe Teuta kanë ndarë sot nga një pikë në barazimin 0-0 mes tyre në “Kukësi Arena”.

Një rezultat që nuk kënaq asnjë nga dy skuadrat që luftojnë për t’u larguar nga zona e ftohtë dhe synojnë të afrohen me ekipet që luftojnë për Europën.

Ndeshja ka qenë shumë e luftuar, me skuadrat që i janë afruar disa herë rrjetës, duke goditur secila nga një herë shtyllën dhe me VAR-in që u desh të ndërhynte për një moment delikat ku mund të kishte penallti për durrsakët.

Por në fund mbizotëroi “paqja” që lë të pakënaqur si vendasit që mbeten në zonën e ftohtë, ashtu edhe miqtë që nuk shkurtuan diferencën me ekipet që kanë më lart në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat