Rama për stadiumin e Durrësit: Spektakolar

Futboll

Rama për stadiumin e Durrësit: Spektakolar

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:34
Rama

Durrësi do të ketë një stadium të ri, modern, bashkëkohor dhe multifunksional.

Ky ishte premtimi i bërë nga kryeministri i vendit Edi Rama, pak muaj më parë.

Ndërkohë, këtë të enjte, së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kanë prezantuar projektet për impantin e ri që do të ndërtohet në qytetin bregdetar.

Në konkursin ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit. garuan 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore. Bjarke Ingels Group nga Belgjika, BIG nga Danimarka dhe MVRDV nga Holanda, prezantuan projektet e tyre. Për të bërë ndryshimin në kompleksin ku do të ndërtohet stadium i ri i Durrësit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij tha se ky është një moment kthese për Durrësin. Që tashmë do të ketë jo vetëm një stadium, por një zonë që do të shfrytëzohet gjatë çdo dite të javës për aktivitete të ndryshme, jo vetëm sportive.

“Një qendër e re e qytetit ku synimi është që të kemi kushtet optimale për kompeticionin kryesor që është futbolli. Por edhe të kemi kushte optimale për të pasur një qendër plot jetë 24 orë në 7 ditë të javës.

Ku të ndërthuren të gjitha rrugët e jetës për komunitetin durrsak. Dhe ku të ketë atraksione për të gjithë ata që vizitojnë Durrësin apo dëshirojnë të vizitojnë Durrësin.

Nuk dua të zgjatem, dua thjesht të uroj që do të kemi sot një tjetër projekt spektakolar.

Si ai që sapo kemi zgjedhur në Korçë, ku kemi pasur tri alternativa jashtëzakonisht interesante.

Por, natyrisht ku kemi qenë të detyruar siç do të jemi dhe sot të zgjedhim vetëm njërën prej tyre.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Durrësit se ne jemi shumë të vendosur që të bëjmë për Durrësin shumë më tepër akoma. Durrësi është në një moment fantastik kthese të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat