Partizani debuton në “stadiumin e ri”, publikon çmimet e biletave

Futboll

Partizani debuton në “stadiumin e ri”, publikon çmimet e biletave

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:10
Partizani

Partizani i Tiraës do të presë në shtëpi këtë javë skuadrën e Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të “Abissnet Superiore”.

Ky takim, do të jetë me një risi për skuadrën kryeqytetase, pasi për herë të parë luan “Arenën e Demave”.

Pas ndërrimit të emrit të stadiumit, kjo do të jetë ndeshja e parë për të kuqtë, pasi deri më tani njihej si “Kompleksi Partizani”. Vetë klubi i Partizanit e ka zyrtarizuar diçka të tillë në rrjetet sociale, ku edhe ka publikuar çmimet e biletave.

"Ju njoftojmë se për takimin ndaj Kukësit çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “ARENA E DEMAVE” do të jenë:

Biletat në Tribunën Qendrore krahu perëndimor do të kushtojnë 1 000 Lekë

Biletat në Tribunën përballë krahu lindor do të kushtojnë 300 Lekë

Sektori i rezervuar për tifozerinë e Kukësit do të jetë tribuna E1

Biletat mund ti siguroni nga sot dhe në vazhdim 10:00 – 19:00 pranë pikës së shitjes të stadiumit “Selman Stërmasi”. Të shtunën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë stadiumit “Arena e Demave", njofton Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat