Napoli kërkon të marrë të padëshiruarin te Bayern

Futboll

Napoli kërkon të marrë të padëshiruarin te Bayern

Më: 5 maj 2023 Në ora: 12:06
Spalletti

Pasi siguroi titullin e tretë kampion në historinë e tij, ekipi i Napoli ka nisur menjëherë nga puna për të ndërtuar një ekip fitues edhe për sezonin e ardhshëm.

Kampionët e saposhpallur në Serie A kanë piketuar senegalezin Sadio Mane si përforcimin e madh të merkatos së verës, që akualisht luan me Bayern Mynih.

31-vjeçari, që vjet u transferua nga Liverpool te kampionët e Gjermanisë, do të largohet këtë verë pas sherrit që zhvilloi me shokun e tij të skuadrës Leroy Sane.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, ekipi napoletan ka kërkuar informacione për sulmuesin senegalez, duke shpresuar që Bayern të ulë pretendimet financiare.

Për Napoli, sulmuesi afrikan mund të jetë përforcimi i duhur për t’i dhënë edhe më shumë hov sulmit, sidomos në rast se largohet Victor Osimhen.

Mane ka mjaft përvojë në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që kostoja e tij është rreth 40 milionë euro. Gjithsesi, për Napoli s’ka për të qenë e lehtë, pasi për Mane është interesuar edhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat