Liverpool kërkon kampionin e botës që po shkëlqen në Premier

Futboll

Liverpool kërkon kampionin e botës që po shkëlqen në Premier

Më: 5 maj 2023 Në ora: 13:28
Flamuri i Liverpoolit

Skuadra e Liverpool është hedhur në sulm për të marrë emsfushorin argjentinas Alexis MacAllister, që luan në Premier League me skuadrën e Brighton. 24-vjeçari, një natë më parë, ishte protagonist i fitores 1-0 që skuadra e tij arriti ndaj Manchester United, me golin e shënuar me penallti në minutën e 99-të.

MacAllister është në sezonin e tij të katërt me Brighton dhe këtë sezon arriti rekordin e 9 golave deri më tani në kampionat. Ai ka një kontratë deri në vitin 2025 me Brighton, por fitimi i botërorit dhe paraqitjet e mira në Premier kanë bërë që interesi ndaj tij të rritet ndjeshëm.

Liverpool është në “pole” për ta marrë sezonin e ardhshëm, duke përgatitur një ofertë për Brighton, që kam shifrën e 45 milionë eurove.

Sipas “Daily Mail”, mesfushori argjentinas është në krye të listës së kërkesave që trajneri Jurgen Klopp ka për klubin e tij, për të forcuar skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat