Iniesta i jep fund futbollit?

Futboll

Iniesta i jep fund futbollit?

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:49
Iniesta

Mesfushori spanjoll Andres Iniesta do të largohet nga skuadra e Vissel Kobe këtë verë.

Pas 22 vitesh në Barcelonë, Iniesta u transferua në Vissel në verën e vitit 2018 dhe luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e edicionit të 99-të të Kupës së Perandorit në fillim të vitit 2020.

Në Kobe, lojtari spanjoll merr një pagë vjetore prej rreth 30 milionë dollarë bruto, të cilave u shtohen edhe rreth 4 milionë sponsorizime.

Këtë sezon, megjithatë, ai luajti vetëm disa minuta në dy ndeshje të ligës. Iniesta, me kontratë deri në fund të këtij sezoni, mund të vazhdojë karrierën diku tjetër ose ndoshta pensionohet.

Për skuadrën japonese, Iniesta ka luajtur 132 ndeshje në total, ku ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar 25 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat