Al Kelaifi dhe drejtori sportiv në kundërshtim me njëri - tjetrin

Futboll

Al Kelaifi dhe drejtori sportiv në kundërshtim me njëri - tjetrin

Më: 7 maj 2023 Në ora: 12:02
Mbappe e Hakim

PSG po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. përveç rezultateve që nuk kanë qenë aspak brenda pritshmërive, situata është e vështirë edhe në klub e në dhomat e zhveshjes.

Mesi është i larguari i parë nga skuadra megjithëse jo zyrtarisht, teksa drejt asaj rruge është edhe Nejmar. Një tjetër emër i rrezikuar për tu larguar nga skuadra, tashmë është Marko Verrati.

Mediat franceze raportojnë se paraqitjet e mesfushorit italian këtë sezon, nuk janë nga më të mirat dhe për këtë, po mendohet largimi i tij.

Vetë presidenti Al Kelaifi nuk është shumë dakord që mesfushori të largohet, duke i ditur cilësitë e tij. Megjithatë, drejtori sportiv Luis Kampos është dakord që Verrati të largohet pas 11 vitesh aventurës, pasi ai mund të gjejë një futbollist që mund ta zëvendësojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat