Cetlic, kampion i Skocisë për herë të 53-të në histori

Futboll

Cetlic, kampion i Skocisë për herë të 53-të në histori

Më: 7 maj 2023 Në ora: 18:35
Cetlic

Celtic Glasgow fiton për herë të 53-të në histori dhe për herë të 11-të në 12 vitet e fundit titullin kampion në Skoci.

Fitorja 0-2 në fushën e Harts, që luajti për më shumë se një pjesë lojë me 10 lojtarë, i vuri vulën garës me Glasgow-n Rangers, disa javë para fundit.

Goli i 24-t i sezonit i Kyogo Furuhashit i dha Celtic-ut epërsinë pas 67 minutash lojë në “Tynecastle Park”, përpara se Oh Hyeon-gyu të vuloste fitoren 0-2 10 minuta para fundit të kohës së rregull.

Celtic e siguroi titullit katër javë para fundit, pasi diferenca me rivalët e Glasgow-t ka shkuar 15 pikë.

Nëse Celtic do të fitojë katër ndeshjet e mbetura, do të eklipsojnë rekordin prej 106 pikësh të vendosur në sezonin 2016-2017 nën drejtimin e Brendan Rodgers.

Celtic ka fituar edhe Kupën e Ligës në shkurt, kështu që mund të kompletojë “tripletën” me suksesin e mundshëm ndaj Inverness në finalen e Kupës Skoceze në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat