Xhaka hyn në histori për një arsye 

Futboll

Xhaka hyn në histori për një arsye 

Nga: K. Goca Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:25
Taulant Xhaka

Trajneri i Baselit, Heiko Vogel, mbështetet te Taulant Xhaka.

Në garën e Conference League reagon me shpejtësi rrufeje kapiteni Taulant Xhaka (32). 

“Ai merr topin nga Andy Diouf në rrethin qendror dhe e kupton se bashkëlojtari 19-vjeçar tashmë po rrit ritmin. 

Kështu që Xhaka menjëherë ia kthen topin Dioufit, pas kësaj francezi është i pandalshëm, duke barazuar rezultatin ndaj Fiorentinës”, ka shkruar mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

Në fund, Baseli menaxhon lojën në ndeshjen e parë gjysmëfinale, duke fituar me rezultat 2:1.

Me një Xhakë të fortë në mesfushë. Nga “Blick” ai vlerësohet me notë 5.

Xhaka për një arsye futet në histori. 

Katër ditë pas derbit të madh kundër Zurich, kur Xhaka goditi me kokë një lojtar të rivalit, ai hyri në histori si lojtari që udhëheq Baselin në fitoren historike të Kupës së Evropës.

Xhaka i lë veprimet të flasin vetë në fushë!

Xhaka është i përkushtuar dhe i shkathët si gjithmonë.

Xhaka nuk flet vetëm.

Para ndeshjes kundër Fiorentinës, ai kishte heshtur për skandalin ndaj Zurich-ut.

Por ai la veprimet e tija të flasin vetë të enjten në mbrëmje në Firencë, ku triumfuan ndaj skuadrës italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat