Lojtarët e Monzës bëhen gati për dhuratën e radhës

Futboll

Lojtarët e Monzës bëhen gati për dhuratën e radhës

Më: 15 maj 2023 Në ora: 00:26
Monza

Monza e ka arritur objektivin e saj këtë sezon për të mbijetuar dhe momentalisht ndodhet në vendin e 9-ë në kampionat.

Fitorja e fundit ndaj Napolit duket se ka sjellë dhe një premtim të bërë nga Berluskoni për lojtarët disa muaj më parë.

Ai u kishte thënë se nëse do të mundnin ekipet e mëdha atëherë ai personalisht do t’u sillte një autobus të mbushur me prostituta.

Rezultatet e arrira me gjigandët e Italisë kanë treguar se lojtarët e Monzës e kanë marrë seriozisht këtë premtim, ku përveç fitores ndaj Napolit këtë fundjavë, ata gjithashtu kanën mundur përpara disa javësh Interin dhe gjithashtu Juventusin dy herë.

Katër fitore ndaj tre gjigandëve do të thoshte për ata katër autobusë të mbushura me prostituta dhe duket se ata tashmë janë gati për këtë “dhuratë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat