Ademi takon Valdet Ramën, bisedojnë për shumëçka 

Futboll

Ademi takon Valdet Ramën, bisedojnë për shumëçka 

Nga: K.G. Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:50
Ademi e Rama

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot e ka takuar ish futbollistin e mirënjohur Valdet Ramën.

Një takim i përzemërt dhe shumë domethënë, ku diskutuan për ecurinë e futbollit në përgjithësi.

“Sot i dëshirova mirëseardhje në Kosovë, ish-futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe të Shqipërisë, Valdet Rama. 

Valdeti ka qenë një futbollist shembullor, i cili ka luajtur me pasion e zemër si në fanellën e Kosovës, ashtu edhe në atë të Shqipërisë, duke e dhënë vazhdimisht maksimumin në fushën e gjelbër për lartësimin e vendeve tona. 

Në një bashkëbisedim miqësor diskutuam për futbollin, teksa i shpreha mirënjohjen time për kontributin e dhënë në futbollin tonë kombëtar.

Bashkë Për Futbollin”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat