Zanetti: Lumturi e jashtëzakonshme, ja kë dua në finale

Futboll

Zanetti: Lumturi e jashtëzakonshme, ja kë dua në finale

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:23
Zanetti

Interi rikthehet në finale të Champions League 13 vite pas Tripletës së famshme, teksa ish-kapiteni zikaltër, Javier Zanetti nuk e fsheh kënaqësinë pas ndeshjes.

Finalja – Jemi shumë të lumtur. Kur u hodh shorti i grupeve, dukej e pamundur, por falë punës së trajnerit dhe lojtarëve, ja ku jemi këtu.

Kundërshtari i preferuar – Shpresoj të mos kemi përballë Realin, pasi ky kompeticion duket sikur është bërë për ta.

Megjithatë në 90 minuta ndodh gjithçka.

Lautaro – Çdo vit rritet bashkë me ne dhe jemi të lumtur që e kemi në ekip. Edhe ai ndihet si në shtëpi, ndaj shpresoj ta mbajmë sa më gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat