De Feis shpjegon rëndësinë e komunikimit në futboll  

Futboll

De Feis shpjegon rëndësinë e komunikimit në futboll  

Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:20
Pamje nga seminari

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar për herë të parë kursin për skautët e futbollit, që udhëhiqet nga Sektori i Edukimit në FSHF dhe që ka tërhequr interesin e shumë të apasionuarve pas futbollit apo profesionistëve, të cilët punojnë aktualisht në fushën e futbollit e të cilët duan të specializohen në zbulimin e talenteve, duke qenë të pajisur edhe me një licencë përkatëse.

Kursi është i ndarë në tre periudha për t’u përmbyllur më datën 1 qershor dhe synimi është që t’u ofrojë pjesëmarrësve mbështetjen dhe njohuritë e nevojshme stërvitore e përgatitore për të zhvilluar aktivitete në lidhje me vëzhgimin, analizën, vlerësimin dhe skautimin e lojtarëve dhe ekipeve. Programi ka qenë i larmishëm dhe gjatë kursit janë trajtuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me profilin e skautit, që nga analiza e të dhënave, aspekti taktik, etj.

Në seancën e radhës i ftuar ka qenë Guglielmo De Feis, një lektor i njohur i shkollës italiane të Koverçanos në Itali, i cili ka folur për rolin që ka inteligjenca kulturore në futboll. Në një prononcim dhënë për Fshf.org, lektori i njohur italian ka shpjeguar se në kohët e sotme komunikimi është thelbësor, por është shumë e rëndësishme të njohësh disa rregulla dhe kode kulturore.

“Jam mësues i Inteligjencës Kulturore në Futboll në Koverçano prej 7 vitesh, është një lëndë e re që Federata Italiane e ka përfshirë e para në program. Jam njohur me përfaqësues të FSHF-së, të cilët na vizituan gjatë muajit janar në Koverçano dhe atyre iu duk interesant ky leksion.

Që aty nisi ky bashkëpunim me FSHF-në dhe më pëlqen ideja që edhe Federata Shqiptare do të trajtojë këtë lëndë, që unë e vlerësoj si shumë të rëndësishme.

Të përshkruash në pak fjalë inteligjencën kulturore nuk është e lehtë, por mund ta shpjegoj kështu: komunikimi në ditët e sotme është shumë i rëndësishëm, është e qartë që për të komunikuar në mënyrën e duhur është thelbësore të njohësh disa rregulla.

Nuk mjafton të njohësh vetëm gjuhën, por edhe të njohësh kodet kulturore të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat