KF Llapi nderon me mirënjohje veprën dhe kontributin e Fehmi Podvoricës

Futboll

KF Llapi nderon me mirënjohje veprën dhe kontributin e Fehmi Podvoricës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 23:52
KF Llapi nderon kontributin e Fehmi Podvoricës

Para pak ditëve ka ndërruar jetë ish futbollisti i mirënjohur, Fehmi Podvorica.  

KF Llapi i Podujevës nderon me mirënjohje veprën dhe kontributin e Fehmi Podvoricës.

“Nderohet me mirënjohje vepra dhe kontributi i Fehmi Podvoricës

Sot para fillimit të takimit ndaj Gjilanit, drejtuesit e klubit kanë përgatitur një mirënjohje post mortem për të nderuar veprën dhe kontributin e madh të ish-futbollistit të Llapit, tashmë të ndjerë, Fehmi Podvorica - Rista.

Mirënjohjen e dhuruar nga kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina e kanë pranuar vajzat e të ndjerit.

Po ashtu para fillimit të takimit u mbajt një minutë heshtje si dhe njëra prej vajzave të të ndjerit e nisi takimin nga mesi i fushës.
Prehu në paqe Rista”,
shkruan në faqen e KF Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat