Finalja për mbijetesë mbyllet pa fitues

Futboll

Finalja për mbijetesë mbyllet pa fitues

Më: 21 maj 2023 Në ora: 14:46
Pamje nga një ndeshje

Sfida mes Leçes dhe Specias u mbyll në një barazim pa gola, me të dyja skuadrat që ndodhen në garë për mbijetesë.

Si Leçe, ashtu edhe Specia provuan shumë herë për të gjetur rrjetën, por pa ja dalë mbanë, duke u mbyllur në një barazim, rezultat që nuk i shërben asnjërës prej skuadrave.

Jo vetëm kaq, por ky rezultat sapo vulosi dhe skuadrën e dytë që ra këtë sezon nga Seria A. Pas Sampdorias, në Serinë B vitin tjetër do të luajë dhe Kremoneze.

Kjo e fundit po shpresonte te një fitore e Leçes për t’i mbajtur shpresat gjallë deri në fund, por me dy ndeshje të mbetura tashmë skuadrën e Davide Balardinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat