Spalletti sqaron të ardhmen

Futboll

Spalletti sqaron të ardhmen

Më: 22 maj 2023 Në ora: 00:29
Luciano Spalletti

Ndonëse fitoi titullin kampion me Napolin disa javë para fundit të sezonit, e ardhmja e Luciano Spallettit është ende në dyshim.

Tekniku pati një takim disa ditë më parë me presidentin De Laurentiis, por asnjë nga palët nuk kanë zbuluar ende se çfarë vendosën.

Vetë Spalletti, në përfundim të ndeshjes me Interin, shtoi edhe më shumë enigmën, duke thënë se tashëm gjithçka është vendosur dhe pritet vetëm ta bëjë publike presidenti.

“Unë pata një takim me presidentin, ku sqaruam gjithçka dhe vendosëm gjithçka, sa I përket të ardhmes.

Tani mbetet vetëm të bëhet publik ai vendim, gjë që I takon presidentit De Laurentiis. E vendos ai kur duhet ta njoftojë vendimin tonë”, u shpreh Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat