Bardhi shkëlqen në Turqi

Futboll

Bardhi shkëlqen në Turqi

Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:56
Bardhi

Jurgen Bardhi është një nga lojtarët më të mirë që kanë dalë nga gjiri i Partizanit në vitet e fundit. I rritur në akademinë e kuqe, fantazisti nga Fushë-Kruja po shkëlqen edhe në Turqi, ku aktivizohet me Keçiorenguçu në Ligën e Parë turke.

Që nga firma me klubin e ri në verën e kaluar, Bardhi arriti të bëhet menjëherë i rëndësishëm dhe numëron plot 33 paraqitje në kampionat, nga 36 në total.

Pas fundit të kampionatit, Bardhi ka arritur të renditet në vendin e tretë për sa u përket asistuesve më të mirë të kampionatit.

Ish-fantazisti i Partizanit ka dhuruar 10 asiste, vetëm 1 më pak se dy lojtarët mbi të në renditje.

Me siguri, ish-mesfushori i Partizanit do të jetë në lupën e Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat