FC Prishtina ka një lajm të mirë për tifozët

Futboll

FC Prishtina ka një lajm të mirë për tifozët

Më: 25 maj 2023 Në ora: 17:02
Stadiumi "Fadil Vokrri"

Me kërkesë të klubeve finaliste SC Gjilani dhe FC Prishtina dhe me miratimin e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, janë liruar çmimet e biletave për finale e Kupës së Kosovës ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Prishtinës.

"Çmimi i biletave të finales është si vijon: Tribuna perëndimore 5 euro, tribuna lindore 3 euro dhe jugu e veriu nga 2 euro.

Biletat do të dalin në shitje ditën e hënë (29 maj) dhe do të shiten në sistemin online.

FC Prishtina me kohë do t’ju njoftojë për linkun dhe procedurat e blerjes së biletave. 

Tifozët e Gjilanit do të vendosen në tribunën veriore, derisa “Plisat” e FC Prishtinës, do të vendosen në tribunën jugore.

Për të dyja grupet e tifozëve,

FFK do t’i ndajë nga 200 bileta falas.

Ndeshja do të zhvillohet më 5 qershor, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet", - njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat