Inter mendon për sulmin, tre emra në listë nëse Lukaku nuk huazohet përsëri

Futboll

Inter mendon për sulmin, tre emra në listë nëse Lukaku nuk huazohet përsëri

Më: 27 maj 2023 Në ora: 09:57
Romelo Lukaku

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter po përpiqet të analizojë me kujdes emrat e mundshëm për të qenë partner i Lautaros në sulm për sezonin e ardhshëm, gjithmonë nëse Lukaku nuk do të mundet të rikthehet përsëri te zikaltërit, pasi belgu në fund të sezonit do të rikthehet te Chelsea pasi huazimi i tij me skuadrën e Milanos do të përfundojë.

Tre emra në sfond janë paraqitur nga Marotta dhe Ausilio për post-Lukaku. Retegui, Thuram dhe Okafor janë emrat e lakuar nga drejtuesit zikaltër.

Emri më i mundshëm dhe më i thjeshtë për t’u transferuar është italo-argjentinasi, Retegui, pasi Interi e ka ndjekur për më shumë se një vit dhe disa emra mund të futen në tratativa për të bindur sulmuesin e talentuar, ashtu siç ndodhi me Lautaron, ku Diego Milito dha garanci te drejtuesit e Interit.

Për ta sjellë në Milano do të nevojiten 18 milionë euro. Thuram, nga ana tjetër, është pista më e komplikuar, pavarësisht se është do t’i skadojë kontrata. Okafor gjithashtu është një opsion shpresëdhënës, por pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2024, vlera e kartonit të tij është pak i kripur, rreth 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat