Largohet edhe mbrojtësi malazez

Futboll

Largohet edhe mbrojtësi malazez

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 11:46
Marko Roganoviq

Vijojnë rrjedhjet te skuadra e Laçit pas një sezoni zhgënjyer, që u mbyll me vendin e pestë. pa siguruar pjesëmarrjen në Conference League. Pas Gentian Selmanit, që iu bashkua Tiranës. dhe Mentor Mazrekajt (njoftoi largimin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale), shpall “divorcin” me skuadrën kurbinase edhe mbrojtësi nga Mali i Zi, Marko Roganoviq.

“Lamë dy vite të mrekullueshme pas.

Faleminderit stafit profesional! Faleminderit shokëve të skuadrës! Faleminderit fansave!

Është ky mesazhi i 26-vjeçarit në rrjetet sociale për largimin nga Laçi.

Kujtojmë që Marko Roganovic u aktivizua në dy sezone në skuadrën e Laçit në Kategorinë Superiore.

Ai luajti në total në 63 ndeshje në elitë, duke shënuar një gol, në barazimin 1-1 sezonin e kaluar përballë Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat