Stërvitjeve iu bashkua edhe Ademi pas një rrugëtimi prej 20 orësh

Futboll

Stërvitjeve iu bashkua edhe Ademi pas një rrugëtimi prej 20 orësh

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2023 Në ora: 22:19
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll vazhdon përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024. 

Maqedonia do të luajë dy ndeshje në qershor.

Fillimisht me Ukrainën në Shkup (më 16 qershor) dhe më pas me Anglinë në Manchester (më 19 qershor).

Arijan Ademi i bashkohet maqedonasve, pas një udhëtimi 20 orësh nga Kina për në Shkup. 

Ademi është pjesë e Pekin Guan, i cili lojtar është një hallkë e rëndësishme për Maqedoninë në këto dy ndeshje ndaj kundërshtarëve të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat