Gjendja shëndetësore e Sergio Rico nuk ndryshon, vendoset në koma artificiale

Futboll

Gjendja shëndetësore e Sergio Rico nuk ndryshon, vendoset në koma artificiale

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Ditët e fundit ka ardhur lajmi jo bindës për gjendjen shëndetësore të portierit të dytë të PSG-së. Pas një aksidenti tragjik në kalërim, Sergio Rico ndodhet ende në terapi intensive. Prej më shumë se 15 ditësh, shëndeti i ish-portierit të Sevilla nuk është përmirësuar.

Pavarësisht një qetësimi të mërkurën, portieri spanjoll fatkeqësisht u vendos në një koma artificiale të premten.

Megjithatë, mjekët mbeten optimistë për gjendjen e tij shëndetësore teksa komunikuan në raportin e ri shëndetësor të lojtarit këtë të hënë:

“Sergio Rico mbetet i qëndrueshëm pavarësisht nga ashpërsia e dëmtimeve të tij, në repartin e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar Virgen del Rocío në Sevilla. Ai vazhdon nën efektet e qetësimit, me monitorim dhe ndjekje nga afër, i asistuar nga ekipi i mjekësisë intensive, në konsensus me specialistë të tjerë në mënyrë shumëdisiplinore. Një raport i ri pritet të mërkurën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat