Nga Lokomotiva e Zagrebit në Dritë të Gjilanit

Futboll

Nga Lokomotiva e Zagrebit në Dritë të Gjilanit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:30
Pamje nga prezantimi

Drita e Gjilanit është përforcuar me futbollistin Salihu.

Futbollisti vjen nga Lokomotiva e Zagrebit. 

“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë mbrojtësin e ri të klubit Hajdin Salihu i cili vjen nga Lokomotiva Zagreb nga Kroacia.
Salihu pas dy viteve të kaluara në Superligën kroate aventurën do ta vazhdojë në klubin tonë.

Marrëveshja është arritur sot në mes të drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe z. Shpend Salihu, përfaqësues i lojtarit. z. Zymberi i dëshiroi mirëseardhje lojtarit dhe shumë suksese në klub.

Klubi dhe lojtari kanë nënshkrua kontratë tre vjet dhe Salihu do të jetë bardh e kaltër deri në qershor 2026.

Salihu para se të transferohej në Kroaci te Lokomotiva Zagreb, ka qenë pjesë e KF Llapi nga Superliga jonë”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat