Futsal Club “Forca” e kthen trajnerin e titullit!

Futboll

Futsal Club “Forca” e kthen trajnerin e titullit!

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 19:42
Gazmend Hiseini

Trajneri i njohur i Futsallit, Gazmend Hiseini, është rikthyer te Futsal Club Forca nga Kumanova për sezonin e ri 2023/24. Kthimi i tij është konfirmuar edhe nga faqa zyrtare e klubit kumanovar.

Hiseini është trajneri që e ka shpallur Futsal Club Forcën kampion të ligës së dytë në sezonin 2021/22, duke e ngjitur ate në elitën e futsallit vendor.

Me kthimin e tij, Forca tregon synimet e qarta që ka në sezonin e ri. Presidenti i klubit, Amir Shabani dhe drejtori sportv, Valdrin Miftari, kanë thënë për mediumin nga Maqedonia e Veriut, Open-TV se duan të fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm në sezonin e ri.
Ata kanë paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të prezantojnë edhe përforcimet e tjera.

"Zyrtarisht kemi filluar me transferimet për sezonin që vijon me qëllimin e vetëm shpalljen kampion.

Transferimi i parë vjen me ish tranjerin e reprezentacionit të Maqedonis së Veriut në futsal, Gazmend Hiseini.

Gazmend Hiseini është një ndër trajnerët më me përvojë në futsallin vendor.

Ka filluar karrieren e tij në vitin 2009, ku udhëhiqte ekipin e e futsallit “Royal Ilirët”, pastaj u inkuadrua si zëvendëstrajner në reprezentacion dhe së fundmi ishte tek Futsal Club “Arben Bajrami”

Vlen të ceket se ka mbi 100 ndeshje ndërkombëtare me reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në futsall.

E falënderojmë dhe i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese.
Në ditët në vazhdim priten transferimet e reja, që do ta bëjnë klubin tonë konkurentë kryesor për titull",
njofton klubi forca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat