Ferizaj vazhdon me Haxhimusën dhe Jovanovskin

Futboll

Ferizaj vazhdon me Haxhimusën dhe Jovanovskin

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 23:14
Betim Haxhimusa

Ferizaj ka vazhduar kontratën me futbollistin Betim Haxhimusa dhe portierin Marko Jovanovski.

Synimi i ferizajasve është rikthimi në elitën e futbollit të Kosovës.

“FC Ferizaj ju njofton se sulmuesi Betim Haxhimusa edhe zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me klubin tonë për sezonin 2023/2024.

FC Ferizaj ju njofton se pas negociatave disa ditore, më në fund ka gjetur gjuhën e përbashkët, për të vazhduar rrugëtimin me portierin më të mirë në futbollin e Kosovës, Marko Jovanovski. 

Ai pavarësisht ofertave të rëndësishme nga klubet kosovare dhe ato maqedone, nuk pranoi të ndërronte ambient. Konfirmimi për zgjatjen e bashkëpunimit ka ardhur ditën e sotme, meqë rast si klub jemi shumë të kënaqur që ai do vazhdoj të jetë gardian i portës tonë.

Marko, njihet për profesionalizmin e treguar që nga dita e parë që ka ardhur në Ferizaj. Fjalë pak, e punë shumë. I njëjti portier, si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje, një specifik që e dallon nga tjerët. 

Ishte një nga lojtarët që asesi nuk mund ta përbinte humbjen në barazh, i ulur në një qoshe të zhveshtores, me lot në sy e trishtim në fytyrë, nuk e pranonte realitetin që veçse kishte ndodhur. Kjo është madhështia e Marko Jovanovskit. 

FC Ferizaj do vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme me prezantimit e lojtarëve për edicionin 2023/2024.
Qëndroni me ne, befasi të këndshme mund të na presin. 

Jemi shtëpia e profesionalizmit!”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat